Tragjedi e madhe: 86-vjeçari ngatërroi frenat me gazin dhe vrau një avokate 25-vjeçare
Një pensionist 86-vjeçar ngatërroi frenat me pedalin e gazit të automjetit të tij dhe me shpejtësi të madhe shkaktoi një aksident fatal ku humbi jetën avokatja 25-vjeçare Ruza V. në Mynih.
Sipas informacioneve, automjeti po lëvizte me rreth 120 kilometra në orë në momentin kur ndodhi tragjedia.
Megjithatë, gjykata e liroi drejtuesin nga përgjegjësia penale, pasi ai ishte shpallur i paaftë mendërisht. Sipas gjyqtarëve, nuk kishte indikacione se i pandehuri mund ta kishte parashikuar paaftësinë e tij për të drejtuar një automjet.
Avokati i familjes së viktimës paraqiti ankesa pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Lartë Rajonale, por të dyja u refuzuan.
“Jemi të shokuar dhe të zhgënjyer”, deklaroi motra e avokates së ndjerë.
“Kemi humbur besimin te sistemi i drejtësisë. Nuk do të ketë asnjë dënim për personin përgjegjës”, thanë të afërmit e 25-vjeçares që humbi jetën në këtë ngjarje tragjike,
