Tragjike ne shtetin me qindja mijra shqiptare! Vd*s tragjikisht 46-vjecari, la pas dy femije… (DETAJE)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa punonte

në një projekt për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në zonën e Janinës.

Sipas mediave greke, viktima ishte babai i dy fëmijëve, i cili ishte duke punuar në një gropë, kur një masë dheu u

shemb mbi të, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e shpëtimit dhe një ambulancë e EKAB-it, të cilët tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses.

Personi përgjegjës i kantierit të ndërtimit është arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet paraprake për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit,