Tr*gjedi në Itali, 18-vjeçari shqiptar vd*s në aksident me motor, sapo kishte festuar ditëlindjen! Më 2004 humbi motrën 2 vjeçe, po në aksident

Një përplasje e dhunshme me një makinë, e pasuar nga një rrëzim i fortë në tokë, përfundoi me fatalitet dhe këputi në mes jetën e një të riu shqiptar në Itali.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kryen CPR në vendngjarje, por situata dukej kritike që nga momenti i parë. Francesko (Francesco) Ajdini, 18 vjeç, i cili jeton me familjen e tij në Praticello di Gattatico, vdiq pas një aksidenti rrugor dje pasdite, rreth orës 16:00, në Sorbolo di Parma, në Reggio Emilia.

Sipas raportimeve fillestare, djaloshi po udhëtonte me një motor “Scooter” në Via Marconi, pranë stacionit të trenit – përgjatë Rrugës Provinciale 62 – kur ndodhi përplasja e tmerrshme me një makinë.

Sipas një rindërtimi fillestar, pranë ish-supermarketit Tigotà, një Fiat i drejtuar nga një burrë po kthehej majtas kur u përplas me skuterin 125cc të drejtuar nga një 18-vjeçar, i cili po udhëtonte drejt Reggio-s. I riu, i cili mbante një helmetë, përfundoi në asfalt.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe njësia e Ndihmës Publike nga Parma nxituan në vendngjarje; u dërgua edhe një helikopter shpëtimi. Paramedikët u përpoqën ta ringjallnin, por plagët e marra nga përplasja me rrugën rezultuan shumë serioze.

Aksidenti u vlerësua nga oficerët e karabinierëve të njësisë së Parmës, së bashku me kolegët nga stacioni i Sorbolos, me mbështetjen e policisë lokale të Unione Bassa Est dhe zjarrfikësve.

I riu, me origjinë shqiptare, kishte mbushur moshën madhore më 18 gusht.