Një ngjarje e rëndë ka tro nditur Greqinë pasditen e së enjtes, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që ishte e shtruar në Reanimacionin e spitalit KAT, duke e përfunduar në mënyrë tr agjike incidentin që ndodhi dy ditë më parë.
Adoleshentja ishte shtruar në gjendje kritike pas një rënieje nga tarraca e katit të gjashtë të një pallati, së bashku me shoqen e saj, e cila humbi jetën në vendngjarje. Sipas njoftimit të spitalit, e mitura ndërroi jetë mbrëmjen e 14 majit, në orën 19:54, pas disa ditësh trajtimi intensiv që filloi më 12 maj.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Informacionet paraprake tregojnë se vajzat kishin lënë shënime personale, më pas ishin ngjitur në tarracën e pallatit, kishin mbyllur derën, kishin vendosur kufje për të dëgjuar muzikë dhe ranë nga lartësia, duke u kapur për dore.
Në çantën e vajzës që humbi jetën në vendngjarje është gjetur një shënim ku ajo shprehte se vuante nga depresioni, se i donte prindërit dhe se ata nuk kishin asnjë faj. Ajo kishte frikë të zhgënjente prindërit për shkak të provimeve të maturës dhe kishte shkruar: “Nuk dua të jetoj në këtë botë”. Sipas mediave greke, policia ka gjetur gjithashtu një ditar në shtëpinë e vajzës tjetër, ku ajo shkruante për depresionin dhe frikën për të mos përmbushur pritshmëritë e prindërve.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik grek, ndërsa familjet e vajzave po përballen me një humbje të dyfishtë të rëndë. Familjarët e njërës prej viktimave kanë bërë thirrje që në vend të kurorave mortore të bëhen donacione për organizatën “Buzëqeshja e Fëmijës”, në kujtim të vajzës, duke theksuar se ky veprim do të ndihmojë fëmijët që kanë nevojë për mbështetje dhe shpresë.
