Ky shtet ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë Qeveria.

Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare të shtunën, do të ndalojë pirjen e duhanit edhe jashtë bibliotekave, shkollave, pishinave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga duhanpirja pasive.

Në dekret nuk janë përmendur cigaret elektrike, ndërsa ata që shkelin ndalesën do të përballen me gjobë prej 135 eurosh.

“Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, ka thënë Ministrja për Shëndet dhe Familje, Catherine Vautrin në maj, duke përmendur “të drejtën e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.

Hapësirat jashtë kafeterive janë përjashtuar nga ndalesa.

Sipas autoriteteve franceze, çdo vit në këtë shtet vdesin 75.000 njerëz si pasojë e komplikimeve të lidhura me duhanin.

Sipas një ankete të realizuar së fundmi, gjashtë në 10 francezë – 62 për qind – janë për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike./REL

Related Posts

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Një skenë e pazakontë ndodhi në Gratiot Avenue, në anën lindore të Detroitit, ku kartëmonedha të shumta ranë nga qielli, duke shkaktuar kaos në trafik. Shoferë të…

D*nohet me b*rgim të përjetshëm kengetari shqiptar pasi vr*u një bashkeatdhetar te tijin

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm në Londër, nën…

Ish-kreu i Sigurisë Kombëtare publikon foton: Ky është oficeri i kundërzbulimit që ka rekrutuar Berishën

Spartak Braho ka publikuar një shkrim një ditë më parë, në gazetën TemA, ku flet për rekrutimin e Sali Berishës. Ai ka treguar edhe se kush është…

Rinumërimi, mes të tjerash, e nxjerr Berishën budaIIa

Mero Baze Procesi i rinumërimit në Tiranë i hoqi Partisë Demokratike mbi 600 vota, kundrejt rreth 300 votave që i hoqi Partisë Socialiste. Afërsisht, nëse flasim me…

A do t’i hiqet “non grata” Sali Berishës? Ish këshilltari i Trump, John Bolton: Vendim i…

Tiranë, 28 Qershor 2025 – Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se vendimi për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar…

Horoskopi i Paolo Fox për Muajin Korrik 2025. Parashikimet e detajuara për secilën shenjë në dashuri, punë, shëndet dhe fat

Muaji korrik sjell një ndërrim energjish për të gjithë ne. Jemi në zemër të verës, me një klimë astrologjike që nxit lëvizje, ndryshime dhe vendime të rëndësishme….