Dhimbja e fashitur nga dashuria, vajza falenderon nënën: Prej teje kam jetën e dytë!

Furtunat e jetës e goditën Nexhin që në moshën 19-vjeçare, me një histori dashurie që për 7 vite e ktheu në viktimë të dhunës. Ajo ndau në “Ka Një Mesazh Për Ty” dhimbjen e atij përjetimi, përballjen me vdekjen, ardhjen në jetë të djalit, largimin e rikthimin në shtëpinë që nuk u kthye kurrë në folenë që kishte ëndërruar.

Pas 7 vitesh, Nexhi ia doli që t’i jepte vetes e djalit një mundësi më të mirë, larg dhunës. Në këtë rrugëtim, ka pasur mbështetjen e nënës dhe vëllezërve të saj që s’e kanë lënë vetëm asnjë moment. Triumfi i Nexhit vjen në sajë të tyre ndaj ajo dëshiron që t’ia shprehë nënës falenderimet e saj.

Nexhi: Mami!

Suzana: Urdhëro!

Nexhi: Ti e di shumë mirë që ne të duam shumë, si unë edhe vëllezërit që janë larg. Ti e di që për ne je pika jonë më e dobët. Është vendi më i bukur këtu që unë të të falenderoj ty për çdo sakrificë që ke bërë për ne të tre, sidomos për mua. Të falenderoj që gjithmonë ke qenë heroinë për ne. Për mua ke qenë mbretëreshë e kaluar mbretëreshës sepse më ke dhënë forcë nga forca jote, më ke dhënë dorën gjithmonë dhe nuk ma ke lëshuar kurrë, më ke hapur derën sa herë unë kam pasur nevojë dhe mbase nga shumë gabime që unë kam bërë apo zgjedhje të gabuara të miat. Dua të të falenderoj për rritjen e djalit tim, Henri që ke dhënë maksimumin dhe po jep maksimumin për atë djalë, që i qëndron gjithmonë te koka për çfarëdolloj gjëje, për të dy djemtë e mi. Unë prej teje dhe prej vëllezërve të mi kam jetën e dytë dhe ti e di shumë mirë. Të falenderoj jashtë mase dhe do të të jem mirënjohëse deri në fund të jetës sime!

E mbetur pa fjalë, Suzana shprehet se ka bërë vetëm detyrën. Ajo ka kaluar një mori vuajtjesh pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe u desh të përballej me historinë e së bijës e të mos dorëzohej. Suzana ka gjithashtu një këshillë për të bijën.

Suzana: Zoti më dha forcë që unë të isha mbështetëse e këtyre tre fëmijëve. Për historinë e vajzës, i drejtoja pyetjen vetes sepse i ndodhën shumë gjëra dhe thosha ku gabova, por jo, nuk kisha gabuar. Zoti ndonjëherë i sjell edhe këto gjëra, por unë vajzës sime i them të bëhet e fortë ashtu siç është bërë nëna juaj e fortë që ju ka rritur juve, nuk ka rëndësi a je e vetme apo jo. Bëhu burrneshë dhe rrit ata dy yje që të ka dhënë Zoti lart!/tvklan.al

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…