Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit italian/ Del fotoja e narko-trafikantit shqiptar

38-vjeçari shqiptar Altin Sinomati, i cili konsiderohet si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto është arrestuar në Abu Dhabi. I njëjti person që vrau “Passerotto”-n kishte vrarë edhe Fabrizio Piscitellin, i njohur si “Diabolik”, një vit më parë, shkruan “La Repubblica”.

Plazhi ku ndodhi vrasja ndodhet vetëm 100 metra larg shtëpisë së gazetarit Sigfrido Ranucci, të cilit iu bë atentat më 16 tetor të këtij viti. Hetimet, të kryera nga karabinierët e njësisë hetimore të Romës, policia dhe SCO e Policisë së Shtetit, kanë nxjerrë një dosje kundër Sinomati.

Sinomati kishte dhënë urdhrin për vrasjen e Shehaj duke i paguar Raul Esteban Calderon-it shumën prej 150,000 eurosh për kryerjen e krimit. Për këtë vrasje, Raul Esteban Calderon u dënua me burgim të përjetshëm si ekzekutues, ndërsa Giuseppe Molisso u dënua për bashkëpunim në krim.

Calderon është gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Piscitellit. Sinomati është i akuzuar edhe në një tjetër proces penal, ku është konsideruar si një nga kanalet kryesore të furnizimit me kokainë të organizatës kriminale që operon në Romë, e drejtuar nga Giuseppe Molisso dhe Leandro Bennato. Kjo organizatë u çmontua në një operacion policor më 18 mars 2025.

Pas këtij operacioni dhe arrestimit të Calderon, Sinomati arriti t’i shpëtonte arrestimit duke u larguar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u kap dhe u arrestua dhjetë ditë më parë.

Një nga pistat e hetimit për atentatin ndaj gazetarit Ranucci lidhet me krimin e organizuar shqiptar në zonë, që është në qendër të hetimeve të emisionit “Report”.

Ky krim, lidhet me botën e tifozëve ultras dhe bossin Michele Senese, i përfshirë në luftërat midis klaneve për kontrollin e trafikut të drogës në Romë dhe në zonën bregdetare.

Ranucci, në një intervistë për gazetën “Repubblica”, kishte kujtuar vrasjen e “Passerotto”-s dhe kishte reflektuar mbi mundësinë e porositësve të atentatit ndaj tij.

“Nuk janë shumë njerëz që mund të kryejnë veprime të këtilla”, kishte thënë gazetari, duke theksuar rolin e krimit të organizuar shqiptar në zonë, i lidhur me ish-narkomanin dhe ultrasin Fabrizio Piscitelli, i përfshirë në shumë hetime të “Report”,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…