Moti per 5 ditët në vijim, sinoptikania Tanja Porja zbulon cfarë pritet..

Reshjet zhvendosen drejt jugut, temperaturat bien ndjeshëm në mëngjes

Moti përmirësohet gradualisht, ndërsa qendra dhe jugu mbeten me reshje të pakta.

Te premten në mëngjes temperaturat bien dukshëm. Zonat e thella në veri dhe verilindje zbresin në 0–1°C, ndërsa maksimumet në rang vendi ngjiten lehtë deri në 17°C. Reshjet mbeten të pakta, kryesisht në jug dhe lindje, ndërsa qendra dhe veriperëndimi preken vetëm nga momente të shkurtra shiu apo dëbore.

Era vjen nga verilindja me intensitet më të fortë gjatë ditës. Mëngjesi paraqitet me shumë vranësira, ndërsa reshjet fillojnë nga jugu dhe lindja, për t’u shtrirë gradualisht drejt qendrës.

Pasdite, vranësirat mbeten dominuese. Në veri dhe verilindje rikthehet dëbora e lehtë, ndërsa jugu mbetet me reshje të shkurtra shiu. Kjo situatë vijon edhe gjatë fundjavës.

Fundjava sjell të ftohtë më të theksuar. Të shtunën temperaturat në zonat malore zbresin sërish në 0°C, ndërsa në verilindje priten vlera negative. E diela sjell kthjellime dhe vranësira kalimtare me flokë dëbore të izoluara në juglindje, por pjesa tjetër e vendit mbetet pa reshje. Nga e hëna nis stabilizimi i motit dhe një rritje graduale e temperaturave, duke arritur deri në 20–21°C në mesjavë.

Në Ballkan, 24 orët e ardhshme dominohen nga vranësira dhe reshje në 90% të rajonit. Veriu është më i kthjellët, ndërsa pjesa tjetër përjeton shi në brigje dhe dëborë në brendësi. Temperaturat në veri zbresin deri në -5°C, ndërsa jugu luhatet nga 0 deri në 18°C.

Europa paraqitet pothuajse e gjitha nën vranësira. Reshjet dhe dëbora prekin ishullin britanik, brigjet perëndimore dhe zonën perëndimore të Alpeve. Qendra e kontinentit mbetet me reshje të pakta dëbore dhe temperatura të ulëta. Në perëndim ka një rritje të lehtë termike, ndërsa Mesdheu mban vlerat më të larta, deri në 18–20°C,

Related Posts

Nën hetim nga SPAK? Jep dorëheqjen njeriu i besuar i Edi Ramës, “trondit” qeverinë

Genti Gazheli, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, raporton Publik.al. Lëvizja vjen në një moment ku raportohet…

Ak sidenti tragjik i mori jetën, urdhri i Infermierit në Zl! Shërbeu për vite me dinjitet dhe humanizëm!

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar me dhimbje dhe trishtim të thellë pas humbjes tragjike të jetës së koleges së tyre, infermieres Dëshira Hoxha, e cila…

E dhimbshme! Gjendet trupi i pestë i punëtores që humbi j*etën mes flakëve në fabrikën e Biskotave

U gjet në orët e para të mëngjesit të së martës trupi i pajetë i gruas së pestë, e cila rezultonte e zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm…

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Bardhul Kila, një emër i dashur dhe i respektuar i muzikës shqiptare, i cili për vite me radhë i dha zë, shpirt dhe dinjitet skenës artistike, ka…

Zarfet e Zl ‘p*shtuan’ BBVA, familja e Rogertit bënë REAGIMIN URGJENT në lidhje me zënken me Malin

Familja e banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogert, ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin… Në deklaratën e publikuar, familjarët…

TRAGJIKE/ Ishte shpallur i zhdukur, i mituri dërgohet në spital pa shenja jete

Ka vd ekur Zejn Zejnullahu, vogëlushi i cili u gjet pak orë pasi ishte shpallur i humbur nga familja në Gadime të Lipjanit. Pasi u gjet, ai…