Eshtrat e një f*mije 18 muajsh shqiptar gjenden në një v’arr të cektë në oborr

Zbulimi i tmerrshëm i djalit 18-muajsh u bë në një banesë në Brookfield, në veriperëndimin e jashtëm të Melburnit. Policisë iu deshën rreth gjashtë orë për të gjetur atë që kërkonin, pasi filluan gërmimet të hënën.

AUSTRALI- Trupi i një fëmije të vogël është gjetur i varrosur në një varr të cekët në oborrin e një shtëpie nga policia që po hetonte një zhdukje. Zbulimi i tmerrshëm i djalit 18-muajsh u bë në një banesë në Brookfield, në veriperëndimin e jashtëm të Melburnit. Policisë iu deshën rreth gjashtë orë për të gjetur atë që kërkonin, pasi filluan gërmimet të hënën.

Fëmija ishte varrosur në një varr vetëm 50 cm të thellë dhe është e mundur që eshtrat e tij të kenë qenë aty për më shumë se një dekadë. Siç raportojnë mediat e huaja, ai kishte jetuar në atë shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat e tij në vitin 2014, para se të ktheheshin jashtë vendit, ndoshta në Shqipëri. Ai nuk ishte raportuar i zhdukur në atë kohë. Pronari aktual i shtëpisë u takua me policinë, e cila i shpjegoi se dyshohej që një trup ishte varrosur vetëm disa metra larg derës së pasme.

“Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë, por ka ndodhur 14 vjet më parë. Diçka shumë e keqe. Shumë e tmerrshme”, tha ai për 7News.

Policia e Viktorias theksoi se banorët aktualë nuk kanë asnjë njohuri apo lidhje me hetimin ose me personat që kanë jetuar më parë në atë pronë. Ndërkjohë mbetjet ende nuk janë identifikuar zyrtarisht.

“Koroneri është njoftuar dhe një autopsi do të kryhet në kohën e duhur. Njësia për Personat e Zhdukur do të marrë drejtimin e hetimit, i cili mbetet në vazhdim,” njoftoi Policia e Viktorias.

Duket se policia është sinjalizuar nga një i afërm i fëmijës, i cili nuk ka mundur ta mbajë më sekretin. Nuk është ende e qartë nëse autoritetet australiane janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare, por Australia ka një traktat ekstradimi me vendin ballkanik.

Related Posts

“Me rob…”- Nga Selin deri te Kristi, ja si reaguan banorët për hyrjen e Luiz Ejllit në BBVA 5 (Video)

Momenti që të gjithë prisnin ka ndodhur, por efekti brenda shtëpisë ka qenë edhe më dramatik nga sa parashikohej. Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP…

“Kam për ta treguar unë ty”/ Luizi hyn në BBV, Rogerti i tensionuar i tregon dhëmbët

Luiz Ejlli ka bërë hyrjen e tij madhështore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ashtu siç ishte përfolur prej ditësh, por atmosfera festive zgjati shumë pak. Pritja…

Ngjarje TRAGJIKE! Ndërron j*etë në spital 4 vjecari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë. Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri prej një jave ka…

Momente drithëruese! Pas 1 muaji trupi i Jurgenit gjendet dhe nxirret nga uji, i vëllai shpërthen në lot e britma

Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që më 10 janar ra në lumë së bashku me shokun e…

E FRIKSHME! Adoleshentët i vënë fI*kën shokut pasi e Iyen me benzinë, qeshnin dhe e fiImonin

Një adoleshent nga Florida, Bradey Ming, është arrestuar pasi akuzohet se ka vënë qëllimisht flakën një shoku të tij, duke i hedhur benzinë ndërsa shokët e tij…

Përleshje masive në vend, pIagosen 5 persona

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e sotme, në kryeqytet. Pesë persona janë rrahur ndërmjet vete, pasi u përfshinë në një aksident trafiku. Rasti ka ndodhur në…