Kontrolli në Shqipëri për 4 vr*sës me pagesë në Greqi sjell zbulime të rëndësishme

Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”. Operacion i gjerë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke sjell zbulime të rëndësishme. Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak. Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.

Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë. Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dhimitër Meci 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri, 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi, 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /noa.al

Related Posts

E rëndë: Gjendet i vd*kur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vd ekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës….

E zhd*kur që prej 5 muajsh! Gjendet e vd*kur në lumë studentja 22-vjeçare

Një studente e shkëlqyer ka vdekur nga mbytja aksidentale në një lumë Misisipi, në Shtetet e Bashkuara. Fillimisht ajo u raportua e zhdukur për disa ditë derisa…

Erdhi dimri i “vërtetë”/ Temperatura të ‘papritura’, ja parashikimi i motit për nesër

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar…

Behuni Gati! Ja cfarë pritet të ndodh me MOTIN ditën e nesërme, e gjeti perpara fundjaves

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe pse ne disa zona vetem nje dite perpara fundjaves do te jete nje…

“Hiq dorë!”/ Denoncimet për Onkologjikun, k ërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin,…

Klodian Braho drejtuesi i ri i SPAK-ut, reagon Rama: U zgjodh për të çuar më tej..

Kryeministri Rama uron drejtuesin e ri të SPAK-ut dhe vlerëson mandatin trevjeçar të paraardhësit Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë…