Historia si ne filma/ 19-vjeçarja me foshnje 4 muajshe u νr* në Gërdec, dy prindërit e saj u ν*tëνr*në të dy pas tr*gjedisë!

Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Pjesë nga ky libër janë botuar sot nga DITA.

Në këtë libër flitet edhe për Resmije Osmanin, 19 vjeç, e vdekur ditën e shpërthimit bashkë me 25 të tjerë.

Resmija kishte lënë pas një foshnje 4 muajshe.

Tragjizmi shtohet në rastin e saj sepse babai i Resmijes, Kujtimi, u vetëvra disa muaj pas vdekjes së të bijës, ndërsa nëna Tushe, u vetëvra tre vjet më pas.

E gjithë familja u shua nga ajo që ndodhi në 15 mars në Gërdec.

Vdekja e Resmijes ka qenë ndër më të tmerrshmet.

Shkruan Klosi: “…Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 19-vjeçare, nëna e një foshnjeje 4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë, derisa e kanë dëgjuar…

Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008…”.

Jemi ngjethur e kemi ndjerë dhimbje shumë herë për Gërdecin. Në fillim, tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit. Pastaj nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale. Jemi revoltuar nga mashtrimet e Sali Berishës, kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë për të konvertuar me para dhimbjen e familjeve të të vdekurve.

Na ngatërruan më pas në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë. Pastaj u mësuam.. Shohim Berishën, Mediun, Ramën, ish-ministrat, ministrat… Qeshen ata: “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”.

Por atje nën tokën e Gërdecit, aty buzë autostradës ku kalojmë përditë, ka eshtra fëmijësh të vrarë. Fëmijë të tretur.

I ndjeri Ardian Klosi shkruan në librin e tij, pjesë të të cilit janë botuara nga DITA se “të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës”.

Ai zhvilloi takime me banorët dhe i intervistoi ata para botimit të librit:

“Më ka habitur tej mase mirësia e njerëzve që kam takuar, sinqeriteti, mikpritja. Të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës, që kanë pranuar të punojnë në ato kushte. Shumica e viktimave janë prej familjesh të ardhura ose nga fshatrat e Martaneshit, ose të Gramshit, krahina me bukuri të rrallë, por sot të braktisura, njerëz të mësuar me punë të rëndë e të ndershme, që ranë në kurthin e pagesave të shpejta e gjoja të sigurta në një fushë të minuar.

Shumica e të vrarëve janë vajza të reja, me fëmijë të vegjël ose në djep, apo dhe prindër të moshuar që kërkojnë të mbajnë në shkollë fëmijët e tyre. Pastaj të mitur si Flavio Deliu e Erison Durdaj, ata që s’patën kurrfarë lidhjeje e dijenie për bizneset e Albademilit me Ministrinë e Mbrojtjes.

Për hir të kujtimit të tyre dhe barrës që i bie çdo njeriu të vetëdijshëm në Shqipëri për të mos i harruar dhe për të ndryshuar gjendjen e shtetit ku jetojmë, më mbetet vetëm të kujtoj në fund thënien e një gazetareje amerikane: bashkëpunëtorja kryesore në krimin e korrupsionit është indiferenca jonë” – shkruan Klosi në pjesët e librit botuar nga DITA.

Më poshtë, 26 viktimat e Gërdecit (pati edhe vdekje dhe vetëvrasje të mëvonshme, ndërkohë që numri i të gjymtuarve përjetë nuk u saktësua kurrë):

Zelfi Sali Ahmeti lindur më 28.6.1956

Shqipe Dilaver Alhasa lindër më 13.8.1983

Roland Gëzim Alla lindur më 18.6.1987

Arben Selajdin Ase lindur më 10.2.1967

Jetmir Sali Ballazhi lindur më 29.2.1988

Hysen Abaz Cani lindur më 10.5.1957

Related Posts

Do të udhëtoni më 15 dhe 16 maj? Aeroporti del me njoftim emergjent për udhëtarët që udhëtojnë

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në datat 15 dhe 16 maj të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit. Më 15 dhe…

Aks*dent i rëndë/ Shoferi i d’ehur përpIaset me dyqanit dhe pIagos policin gjatë shërbimit

Një 27-vjeçar duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit,…

Horoskopi ditor, e martë 6 maj 2025

Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës…

Afrojnë zgjedhjet, ç’po ndodh me dollarin dhe euron?

Euro e ka nisur muajin maj në rënie dhe ka arritur nivelet më të ulëta të këtij viti në kursin me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit…

Sh’arje, të shtyra dhe shumë policë. Shihni çfarë ndodhi gjatë sh’errit mes drejtuesve të Vllaznisë dhe Dinamos pas ndeshjes

VlDE0 nga momenti i shembjes së masivit të kromit në Klos, si përfundoi nën tokë punëtori 29-vjeçar(VIDEO)

Prej dy ditësh, vijon pa ndërprerje operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit…