Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një punonjësi 58-vjeçar në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të pompës së një mjeti pune (betoniere), që po drejtohej nga shtetasi E. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar rëndë punonjësi R. R., 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë arrestuar drejtuesin e mjetit të punës, i dyshuar si përgjegjës për aksidentin fatal. Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.