QSUT lë pacientët të vdesin pas datës 20, oligarku: U mbush numri!

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryerja e analizave laboratorike nuk përcaktohet më nga nevoja mjekësore, por nga kufijtë financiarë të një kontrate koncesionare. Në praktikë, shëndeti i pacientëve është kthyer në një çështje kalendari dhe bilanci mujor.

Shërbimi laboratorik në spitalin më të madh publik të vendit ofrohet përmes Partneritetit Publik-Privat koncesionit të laboratorëve dhënë oligarkut të Shëndetësisë Janis Karathanos, i cili parashikon qartë se sapo të arrihet kufiri mujor i shpenzimeve, kompania private nuk ka më detyrim të kryejë analiza rutinë. Burime nga brenda QSUT bëjnë me dije se ky limit arrihet pothuajse rregullisht rreth datës 20 të çdo muaji.

Pas kësaj date, pacientët përballen me të njëjtën përgjigje standarde: “Fondi ka mbaruar!”. Pasoja është zinxhir… analiza të shtyra, diagnoza të vonuara, trajtime të pezulluara dhe rritje e rrezikut për shëndetin e pacientëve, të cilët detyrohen ose të presin muajin tjetër, ose të drejtohen drejt shërbimeve private, e deri në atë moment mund të kenë ndërruar jetë…

Kontrata koncesionare parashikon që kompania të njoftojë institucionin kur shpenzimet arrijnë 50%, 75% dhe 100% të buxhetit. Pas tejkalimit të tavanit, lejohen vetëm analiza urgjente, dhe edhe ato nuk duhet të kalojnë 5% të volumit mujor. Në letër, gjithçka duket e rregulluar. Në praktikë, sistemi shndërrohet në një mekanizëm kufizues për mjekët dhe pacientët.

Burime spitalore tregojnë se janë zhvilluar takime ku drejtues shërbimesh janë thirrur për të dhënë shpjegime pse në një repart janë kryer “shumë” analiza dhe në një tjetër “pak”. Në vend që vendimmarrja të mbështetet në nevojat klinike, ajo duket se ndikohet nga llogaritë financiare të koncesionarit.

Kjo situatë krijon një precedent të rrezikshëm. Autonomia mjekësore zëvendësohet nga logjika e bilancit, ndërsa QSUT, institucioni që duhet të garantojë shërbim publik shëndetësor, shfaqet më tepër si garant i disiplinës financiare të kontratës sesa si mbrojtës i pacientit.

Skema përsëritet çdo muaj, pa përjashtim. Fillimisht analizat kryhen normalisht, më pas vijnë paralajmërimet për tejkalim fondi dhe në fund vendoset bllokada për pacientët jo-urgjentë. Një cikël i njohur, i parashikueshëm dhe i pranuar në heshtje.

Në thelb, problemi është i qartë: në këtë sistem, buxheti dikton shëndetin, jo e kundërta. Dhe ndërsa pacientët presin, kontrata vazhdon të zbatohet me përpikmëri.

Pyetja që mbetet pa përgjigje është thelbësore:

A është QSUT një spital publik në shërbim të qytetarëve, apo një mekanizëm për zbatimin strikt të kufijve financiarë të një koncesioni?

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…