Vd*kja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare/ Prokuroria e Tiranës mbyII hetimet, dërgon në gjyq 7 persona

TIRANË – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit B.S., i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në kryeqytet, dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të procedimit penal nr. 6477, të vitit 2023, janë marrë të pandehur mjekë stomatologë, anestezistë dhe ekspertë mjekoligjorë, për shkelje të rënda të protokolleve mjekësore dhe ligjore.

Akuzat dhe të pandehurit
Prokuroria ka dërguar për gjykim:

R.Xh. dhe M.G., për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 85 dhe 143/2 të Kodit Penal;

I.Xh., për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”, sipas neneve 85, 143/2 dhe 180/a/2 të Kodit Penal;

E.S. dhe E.A., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, sipas neneve 248 dhe 25 të Kodit Penal;

D.A. dhe V.H., për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, sipas nenit 96/1 të Kodit Penal.

Si ndodhi ngjarja

Më 28 shtator 2023, i mituri B.S. iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë në klinikën “Splendent”, e drejtuar nga mjekët R.Xh. dhe I.Xh. Pas ndërhyrjes, fëmija u dërgua në banesë, por brenda pak orësh gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm, duke shfaqur koma dhe insuficiencë respiratore akute.

Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku qëndroi për dy ditë në gjendje kritike dhe ndërroi jetë më 1 tetor 2023.

Përfundimet e ekspertizës mjekoligjore

Sipas aktit të riekspertimit dhe ekspertimit shtesë të kryer nga një grup ekspertësh italianë, shkaku kryesor i vdekjes ishte shoku septik i rëndë, i cili solli insuficiencë progresive shumëorganore.

Ekspertët konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, me lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore me vdekjen e fëmijës. Shkeljet përfshijnë:

mungesën e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme para operacionit;

mosvendosjen e një diagnoze të saktë dhe mungesën e trajtimit profilaktik;

kryerjen e një ndërhyrjeje më të gjerë se sa lejohet për një fëmijë 3-vjeçar;

përdorimin e anestezisë së përgjithshme për rreth 5 orë;

nxjerrjen e parakohshme dhe të papërshtatshme të të miturit nga klinika, pa monitorim të mjaftueshëm postoperator.

Mashtrimi dhe aktiviteti i paligjshëm

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se stomatologët I.Xh. dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e fëmijës, duke marrë pagesë për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që autopsia tregoi se 6 prej tyre ishin vetëm të hapur dhe jo të mbushur.

Po ashtu, u provua se stomatologia I.Xh. ka vijuar ushtrimin e aktivitetit pas ngjarjes, pa rinovuar licencën pranë Urdhrit të Stomatologut, në kundërshtim me ligjin.

Shkelje edhe nga ekspertët dhe mjekët e spitalit

Prokuroria konstatoi shkelje të rënda edhe nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, E.S. dhe E.A., gjatë kryerjes së autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore fillestare.

Po ashtu, shkelje u evidentuan edhe nga mjekët roje të Pediatrisë në momentin e paraqitjes së fëmijës në spital, për moszbatim të protokolleve diagnostikuese dhe terapeutike. Megjithatë, sipas riekspertimit, vdekja nuk erdhi si pasojë e mosveprimeve të tyre, por nga veprimet dhe mosveprimet e drejtpërdrejta të mjekëve që kryen ndërhyrjen dentare.

Related Posts

E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti: Drama e Fatmirës që humbi edhe shtëpinë nga përmbytjet

Përmbytjet e muajit janar në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës, nuk lanë pas vetëm dëme materiale, por edhe drama njerëzore të rënda. Një prej tyre është…

Merr fund kalvari gjyqësor, Balluku nuk është më zëvendëskryeministre (VENDIMI I PLOTË)

Nga sonte Belinda Balluku nuk është më, për një afat të pacaktuar, zëvendëskryeministre e qeverisë Rama. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mbrëmjen e sotme ankimin e paraqitur nga…

Ekskluzive: Deklarohet burri që u sυImua nga djali me sëpatë: Mos shpifni, do të Iυftoj deri në vd*kje për shërimin e djalit tim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e djeshme në komunën e Deçanit, atje ku sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, një burrë është sulmuar nga djali…

“Kishin ende rr*ahje zemre”, bashkëatdhetari rrëfen tr*gjedinë e familjes Kola

Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e rëndë e ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën si…

Aksident me 3 të plagosur në Rrugën e Arbërit, makina përplaset me kamionin dhe shpërbëhet në dy pjesë

Bulqizë, 6 Shkurt 2026 – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbërit, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përfshirë një makinë…

Ja kush është mësuesi që predikonte Dëshmitarët e Jehovait te fëmijët e shkollës fillore. Zbardhet vendimi i plotë

Një mësues i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë është larguar nga detyra, pasi prindërit e nxënësve denoncuan se ai predikonte fenë e Dëshmitarëve…