Një person është qëlluar me a.rmë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, duke marrë plagë në kokë dhe duke u transportuar urgjentisht në spital, ku ndodhet në gjendje kritike.
Burimet raportojnë se i pl.agosuri dyshohet të jetë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”.
Policia ka rrethuar zonën e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e sulmit. Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e autorëve dhe motivit të incidentit.
Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë prezencën e forcave të sigurisë dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e provave.

