Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të dielë përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë u është drejtuar atyre që i quan “revolucionarë”, duke u kërkuar që të mos futen me makina në zonën e plazhit dhe të mos lënë mbeturina. Ai u bëri thirrje vizitorëve që t’i lënë automjetet pranë rrugës dhe të ecin deri në bregdet, duke shmangur dëmtimin e zonës.

“Dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë –

po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë”, shkruan Rama,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE