Ervis Behari perlot: Humba nënën ditën që unë po i bëja këngën, aty vendosa ta

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar në “S’e Luan Topi” momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij.

Në rrëfimin e tij, ai shprehet se ka qenë pikërisht duke xhiruar klipin e këngës së nënës në momentin kur mori lajmin tronditës, duke shtuar se shpreson ta bëjë krenare me muzikën dhe arritjet e tij.

“Deri në momentin që nëna ime ka ndërruar jetë, nuk e kam ditur. Unë atë ditë xhiroja klipin. Do xhiroja një nga këngët e mia dhe rrugës më merr babi dhe më jep lajmin. Bashkë me ata shokët nisemi për në fshat. Atë ditë unë xhiroja klipin për këngën e nënës. Unë bashkë me grupin e xhirimit dhe shokë, atë ditë që do e xhironim, atë ditë ndodhi.

Loti s’do t’ia dijë për burrë. Këto janë vargje të shkruara nga shpirti mendoj unë. Mendoj që kam bërë gjënë më të mirë që kam vazhduar muzikën dhe që ta bëj krenare atë në çdo moment të jetës time, deri sa një ditë ta ritakoj.

Dua t’i bëj krenar prindërit e mi në çdo gjë që bëj në jetë. Jam shumë i lumtur dhe besoj se ajo më shikon këtu ku jam. Besoj se ajo është shumë e lumtur që kam arritur deri këtu. E donte shumë edhe ajo.

Në momentet e fillimit, kur morëm veshë që ishte e sëmurë dhe iku në Itali, në atë periudhë unë mora pjesë për herë të parë në Maratonën e Këngës Popullore. Për këtë jam i qetë sepse më pa në skenë. Më merrte në telefon dhe qante. Ishte e gëzuar”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…