Katër djemtë humbën jetën nga pakujdesia e punonjësve?! Dëshmitari: Hapni kamerat djemtë ishin gjallë, ku shkoi policia

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku katër të rinj humbën jetën në një makinë që shpërtheu pas një përplasjeje.

Sipas një dëshmitari që ishte prezent, djemt kanë qenë ende të gjallë kur ka mbërritur policia, por dyert e makinës ishin të bllokuara. Dëshmitari tregon se, kur zjarrfikësit ishin duke u munduar të hapnin dyert për të shpëtuar viktimat, ata kanë prishur diçka, duke shkaktuar shpërthimin e gazit që ka çuar në shpërthimin e makinës. Ai shpjegon se kur montohen impiante gazi në makina, ka një valvul që në momentin e tronditjes kalon automatikisht në benzinë, dhe kjo mund të ketë shkaktuar shpërthimin tragjik.

Dëshmitari po ashtu thekson se kur policia ka mbërritur, ai ka pyetur nëse viktimat ishin ende gjallë. Një nga oficerët e ka konfirmuar se ata ishin të gjallë, por më pas ka ndodhur shpërthimi. Djemt kishin mundësi të shpëtonin, por për shkak të bllokimit të dyerve dhe vonesave, nuk e patën këtë mundësi. “Na larguan nga aty dhe nuk mundëm të shihnim më,” tha ai, duke treguar se ata ishin larg kur ndodhi shpërthimi.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë ku ka shumë biznese dhe shumë kamera sigurie, të cilat mund të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit dhe të mundësive të shpëtimit. Dëshmitari thotë se është e rëndësishme që këto kamera të shqyrtohen për të kuptuar më shumë rreth asaj që ka ndodhur dhe për të parandaluar tragjedi të tjera në të ardhmen.

Dëshmitari shkruan:

“Ja pamjet e aksidetit ku vdiqen 4 djemt. Djemt kan qen te gjall deri ne mom kur ka ardh polica por kur ka ardh zjarrfiksja me policin dyert kan qen te bllokuara ato ne momentin kur kan desh te hapnin dyert zjarrfiksja ka prer diqka dhe prandaj ka plas bobula e gazit. Sepse makina kur i montohet nje impiat gazi esht dhe nje valuvul ne momentin qe makina trrondiet automatikisht kalon ne benzin. Ne momentin qe zjarrfiksja ka qen duke hap dyert ka plas makina. Aty ku ka ndodh aksidenti ka shum biznese ka kamera. Un kam qen larg, se nuk na lejoj polica afer

Po na largoj nga aty. Po un them te merni kamrat se aty ku ka ndodh aksidenti. Ka shum biznese.

Djemt kan qen gjall kur ka ardh policia se pyeta nje polic a jan gjall. Po shyqyr zorit- tha, edhe ikëm, pak me tutje.

Më vjen keq se kan pas mundesi ti shpëtonin, e skan dit me i shpetu.”

Related Posts

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

New York Times: Operacionet sekrete për Shqipërinë: ‘Iufta’ e padukshme mes superfuqive

Nga David Binder Për herë të tretë në nëntë vjet, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të bëjnë një propozim zyrtar për rikthimin e marrëdhënieve me Qeverinë Komuniste…

Xhonatani foli për ndarjen nga Roza Lati, kjo e fundit bën postimin e papritur: “Cun mami….”

Lidhja e shumëpërfolur mes moderatores Roza Lati dhe Xhonatan Isufit ka marrë fund, dhe ky fakt është konfirmuar së fundmi nga vetë ai. I ftuar në një…