Kush i solli 3 autobusët nga Greqia për të protestuar në Zvërnec, pa pasur asnjë lidhje me njerëzit e Zvërnecit??

Pse Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme nuk bënë asnjë deklaratë për këtë ndodhi aspak normale dhe dukshëm të planifikuar për të goditur Shqipërinë?

Kush i organizoi? Kush i financoi? Kush i nxiti?

Pse pikërisht në të njëjtën ditë Fredi Beleri doli të fliste për “minoritetin grek” në Zvërnec dhe Nartë, duke pretenduar se po i hiqen të drejtat?

E pas tij reagoi edhe Aleksis Cipras…

E vërteta është se banorët e zonës nuk po protestojnë për identitetin e tyre. Ata po protestojnë për pronat e tyre, për të cilën kanë të drejtë!

Një pjesë e protestuesve ishin banorë të zonës dhe kanë të drejtën e tyre të ngrenë shqetësimet për pronësinë. Por disa nuk ishin banorë të zonës.

Si qëndron e vërteta pas këtij filmi??

A është qëllimi i tyre që Gjiri i Vlorës të mos tërheqë investime e turizëm elitar, ndërkohë që i njëjti model zhvillimi promovohet në brigjet përballë nesh?

Apo kemi të bëjmë me të njëjtën përpjekje që pamë në Himarë, për të krijuar artificialisht një konflikt etnik e minoritar që nuk ekziston, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE